Ads: Merr BB VIP Falas me Premium 12 Mujore

Lajme

BE jep detaje rreth takimit të sotëm për dinarin

 
   

Bashkimi Evropian ka thënë se Kosova dhe Serbia nuk kanë arritur asnjë marrëveshje në lidhje me çështjen e dinarit, gjë e cila ka prodhuar ngërçe mes të dyja palëve.

Kjo ani sipas BE-së, edhe pse u kanë paraqitur një propozim kompromisi të përshtatshme për të dyja palët.

“Për të gjetur një zgjidhje të përkohshme të qëndrueshme për njerëzit më të prekur nga rregullimi i Bankës Qendrore të Kosovës për operacionet me para të gatshme, Bashkimi Evropian, si ndërmjetësues i dialogut Beograd-Prishtinë, priti shtatë raunde takimesh me delegacionet e Kosovës dhe Serbia ndërmjet 28 shkurtit dhe 15 majit në Bruksel”, thuhet në njoftim.

“Gjatë këtyre takimeve, palët prezantuan gjerësisht qëndrimet e tyre dhe hulumtuan mundësitë për gjetjen e bazës së përbashkët. BE-ja dha ide dhe propozime gjatë gjithë procesit, dhe palët arritën të kapërcejnë disa nga dallimet e tyre në mënyrë që të sigurojnë flukse financiare nga Serbia në Kosovë, duke përfshirë marrëveshjen për themelimin e një entiteti të ri biznesi sipas ligjit të Kosovës, i ngarkuar me shpërndarjen e përkohshme të ndihmës financiare nga Serbia”.

“Megjithatë, pavarësisht se BE-ja paraqiti një propozim kompromisi që përshtati pozicionet e palëve në masën maksimale të mundshme, palët nuk mundën të binin dakord për disa çështje kyçe, duke përfshirë shtrirjen e përgjithshme të aktiviteteve të njësisë së re, fushëveprimin e përfituesve të këtij entiteti, dhe ndihmë financiare nga Serbia për institucionet e mbështetura nga Serbia në Kosovë”.

“Takimi i fundit i sotëm dëshmoi se palët nuk ishin në gjendje të gjenin një zgjidhje kompromisi për çështjet e mbetura të hapura. BE shpreh keqardhjen që sot nuk mund të arrihet asnjë marrëveshje. BE vlerëson se nuk ka gatishmëri për të gjetur një marrëveshje kompromisi në të ardhmen”.

“Mungesa e një rruge të dakorduar përpara ka pasoja negative në jetën e përditshme të serbëve të Kosovës dhe komuniteteve të tjera në mbarë Kosovën dhe një burim i vazhdueshëm shqetësimesh”.