Ads: Merr BB VIP Falas me Premium 12 Mujore

Lajme

Kishte bërë denoncim për dhunë në familje, detaje nga vrasja e 40-vjeçares shqiptare! Trupi i saj i pajetë u gjet nga një kalimtar, pranë viktimës ndodhej edhe…

Detaje të reja dalin nga vrasja e 40-vjeçares shqiptare në Greqi. Gruaja u gjet e pajetë në kryqëzimin e rrugëve Parnithos dhe Aristotelous, një nga pikat më qendrore të Menidit.

Sipas informacioneve të para, shqiptarja është goditur me thikë në bark, ndërsa pranë saj është gjetur një çantë.

Trupi i pajetë është pikasur rreth orës 06:00 nga një banor i zonës dhe ka njoftuar policinë.

Pista e hetimit është vrasja, ndërsa është përjashtuar mundësia e grabitjes. Pas identifikimit të gruas, ka rezultuar se ajo kishte bërë një denoncim për dhunë në familje.