Janë zbardhur detaje shokuese nga ngjarja e rëndë në Greqi, ku një 40-vjeçare shqiptare Enkelejda Danaj, u gjet e vrarë me thikë. I dyshuari kryesor për këtë krim të rëndë është ish bashkëshorti i saj, Eduard Danaj, i cili dyshohet se pasi e ka vrarë e ka lënë trupin e saj në mes të rrugës.
Një dëshmitare tregoi se vajza e vogël e çifti ka vrapuar në vendngjarje dhe i tha policisë që “ndoshta është nëna ime”.
“Një vajzë e vogël erdhi, në vendin e ngjarjes, dhe tha ‘ndoshta është nëna ime’ ndërsa qante”, tha gruaja.
Dëshmitarja u shpreh se vajza i tregoi një foto të policisë dhe u identifikua se viktima ishte nëna e saj.
“Vajza tha se e ëma nuk shkoi në punë sot dhe pasi i tregoi foton policisë, tha se babai i saj e kishte vrarë”, rrëfen ajo. “Ajo fliste në telefon dhe thoshte ‘më kanë vrarë mamin, kanë vrarë mamin tim’, ishte e tronditur. Ajo po thoshte ‘ndoshta babai im e vrau, ai e gjeti teksa ishte rrugës për në punë’”.
Banorja pohoi se çifti kishin blerë së fundmi një banesë në zonën ku ndodhi vrasja.
Siç shpjegon banorja, vajza me siguri në atë moment ka qenë duke folur me vëllain e saj dhe i ka thënë: “Babi e ka vrarë mamin”.