Ads: Merr BB VIP Falas me Premium 12 Mujore

Lajme

Vrasja e shqiptares nga bashkëshorti në Athinë, reagon kryeministri grek, Mitsotakis

I pyetur për vrasjen e 40-vjeçares shqiptare në Menidi mëngjesin e së enjtes, kryeministri grek, KYriakos Mitsotakis theksoi se “po bëjmë një përpjekje të madhe nga njëra anë duke trajnuar policinë për të menaxhuar siç duhet këto incidente, po bëjmë një fushatë informuese në mënyrë që gratë të dinë se mund t’u drejtohen autoriteteve për mbrojtje.

Këto politika nuk do ta zgjidhin problemin por do ta reduktojnë në mënyrë drastike. U bëj thirrje grave që të përdorin edhe strukturat pritëse, sepse kur nuk ka strehim të sigurt, gjërat mund të jenë potencialisht të rrezikshme”.

Në 5 vitet e fundit nga 2020 deri tani në Greqi kanë ndodhur gati 100 raste të femicidit. Vrasja e 40-vjeçares është rasti i 6 për 2024.