Ads: Merr BB VIP Falas me Premium 12 Mujore

Lajme

Kuvendi dështon sërish të miratojë Projektligjin për fertilizim të asistuar mjekësor

 
   

Kuvendi i Kosovës sërish ka dështuar të miratojë Projektligjin për shëndetin riprodhues dhe fertilizim të asistuar mjekësor.

Për të njëjtin nuk pati kuorum, pasi disa deputetë sërish nuk morën pjesë në votim. Kjo pikë u shty për një seancë tjetër.

Në anën tjetër, Kuvendi miratoi Projektligjin për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjeve të veçanta për krijimin e bazës ligjore për nxjerrjen e akteve nënligjore nga qeveria dhe ministrat, po ashtu edhe Projektligjin për harmonizimin e ligjeve të veçanta.

Kuvendi gjatë seancës së sot me miratoi disa marrëveshje ndërkombëtare, të cilat ishin bllokuar që disa muaj.