Me 65 vota pro, Kuvendi i Republikës së Kosovës ka miratuar në lexim të parë Projektligjin për ndryshimin dhe plotësimim e Ligjit nr. 08/L-013 për të Drejtat Pronësore të Shtetasve të Huaj në Republikën e Kosovës, i sponsorizuar nga Ministria e Drejtësisë.
Në fjalën e saj për miratimin e këtij projektligji, Ministrja Haxhiu tha se me këtë qytetarët e komunitetit shqiptar nga Lugina (Presheva, Medvegja dhe Bujanoci) do të përjashtohen nga kufizimet e reciprocitetit dhe mund të jenë titullarë të të drejtave pronësore në Kosovë, sipas kushteve të përcaktuara në ligjin bazik, njëjtë sikurse qytetarët e Kosovës, pa pasur nevojë të verifikojnë apo përcaktojnë reciprocitetin me shtetin shtetësinë e të cilin e kanë.
Tutje, ministrja Haxhiu tha se me këtë projektligj do të lehtësohen procedurat për qytetarët nga Lugina (persona fizik dhe juridik), për fitimin e të drejtës pronësore në Kosovë.