Sara Gjordeni, ish-banore e ”Big Brother Albania Vip 3”, është një makinë që prodhon lajme. Së fundmi ajo është përballur me disa komente dhe mesazhe jo të këndshme nga ndjekësit në rrjetet sociale.
Sara ka zgjedhur të ndajë me publikun një nga mesazhet e pakëndshme që ka pranuar. Një ndjekës ka shkruar në një mesazh privat drejtuar Sarës, duke iu referuar shtatzënisë së saj: “Kur i bëri tre muaj kjo se nuk dalin llogaritë që e ka me Bardhin”.
Reagimi i saj ështëi prerë, ku vuri në pah mesazhin e papërshtatshëm në InstaStory, duke treguar për ndjekësit e saj shqetësimin dhe tmerrin nga kjo lloj sjelljeje.
Sara e cila ka ngelur shtatzënë pas daljes nga shtëpia e ”Big Brother VIP Albania 3”, ka konfirmuar më parë në rrjetet sociale lidhjen e saj me reperin Bardhi, babai i fëmijës së saj.