Ads: Merr BB VIP Falas me Premium 12 Mujore

Lajme

Debat mes deputetëve të VV-së e LDK-së: S’ka koalicion me PDK-në

 
   

Një debat ka ndodhur sot mes deputetit të Lëvizjes Vetëvendosje, Alban Bajrami, dhe deputetes së LDK-së, Rrezarta Krasniqi, lidhur me mundësinë e mbajtjes së zgjedhjeve të parakohshme të vendit.

Në studion e Info Magazinës, deputetja Krasniqi e akuzoi deputetin Bajrami se do të kenë një koalicion me PDK-në, kjo pas takimit që patën ditë më parë kryeministri Albin Kurti dhe kryetari i partisë më të madhe opozitare në vend, Memli Krasniqi.

Ne presim që kryeministri të dorëzohet të dorëhiqet dhe mandej të bëhet shpërbërja e Kuvendit të Kosovës. Sa i përket këtyre partive që janë takuar marrëveshja do të dalë më vonë e këtë do ta shihni edhe vet”, ka thënë Krasniqi.

E kësaj deklarate i reagoi deputeti Bajrami, i cili tha se LVV-ja nuk do të ketë një koalicion me PDK-në.

“Nuk flasë kështu me poteza që janë ngritur dhjetëra herë në Kosovë. Çdo herë është thënë se do të ndodhë kjo apo ajo, opozita nuk ka nuhatje të mirë për këto çështje. Nuk do të ketë koalicion as para zgjedhor dhe as paszgjedhor, do të fitojmë vet sërish”, ka thënë Bajrami.