Ads: Merr BB VIP Falas me Premium 12 Mujore

Lajme

“Autori e qëlloi në kokë, polici tenton që…”, Klodiana Lala zbulon detaje nga ekzekutimi dhe ngre dyshime për motivin: Azgan Mërnica, një vrasës gjakftohtë, kriminel i tmerrshëm

Gazetarja e Klodiana Lala ka dhënë detaje në lidhje me vrasjen e policit, Novruz Cenalia nga 23-vjeçari Azgan Mërnica.

Në një emision televiziv, Lala u shpreh se Mërnica është një vrasës gjakftohtë dhe i tmerrshëm, ndërsa ngre dyshime për motivet e krimit.

Lala ngre pyetjen: Si ka mundësi që një 23 vjeçar, me familje të skeduar lëviz i armatosur?

“Kriminelë të kësaj natyre janë të tmerrshëm. Mjafton të shikosh lëvizjet, faktin që familja e inkurajon është trishtuese për këtë vend. Prokuroria nëse ka vullnetin ta hetojë. Azgan Mërnica nuk mund të na shitet si hero, është vrasës i një efektivi policie”, tha nder te tjera Lala.

Klodiana Lala: Azgan Mërnica është një vrasës gjakftohtë dhe nuk e them këtë vetëm për faktin se është ekzekutuar një efektiv i forcave shqiponja, por sepse familja e tij është e skeduar për krime. Duke qenë se ai ishte në arrati, ai ishte i armatosur, edhe pse kur u dorëzua kishte thënë që armën e kishte hedhur.

U tentua të trajtohej si një incident, një konflikt i ndodhur mes dy personave. Ndërkohë në pamjet filmike të ngjarjes, të momentin të vrasjes që unë kam parë, janë pamje të rënda, ai e qëllon me plumb në kokë. Polici është me shpinë në momentin që qëllohet, e shikon autorin, madje është një moment që ai tenton të vendosë dorën në pistoletën e shërbimit, por nuk arrin sepse ai e qëllon. Unë dyshoj që ka diçka përtej një sherri banal.

Si ka mundësi që një 23 vjeçar, me familje të skeduar lëviz i armatosur? Këto elemente më bëjnë të dyshoj se kjo nuk është një ngjarje ka ndodhur për atë sherrin. Duhet hetuar më gjerë e gjatë.

Kriminelë të kësaj natyre janë të tmerrshëm. Mjafton të shikosh lëvizjet, faktin që familja e inkurajon është trishtuese për këtë vend. Prokuroria nëse ka vullnetin ta hetojë. Azgan Mërnica nuk mund të na shitet si hero, është vrasës i një efektivi policie.