Ads: Merr BB VIP Falas me Premium 12 Mujore

Shëndetësia

Një skuqje e zakonshme në duar dhe këmbë mund të jetë shenjë e një gjendjeje të pakëndshme të lëkurës

Nëse e keni vënë re se duart ose këmbët tuaja kruhen këtë periudhë të vitit, nuk jeni vetëm. Shumë njerëz zhvillojnë flluska ujore që kruhen në lëkurën e tyre gjatë pranverës. Ato mund të shfaqen në skajet e gishtërinjve, pëllëmbëve dhe shputave.

Mjeku Shayan zbuloi se një skuqje e tillë njihet si ekzema dyshidrotike. Nuk është e qartë se çfarë e shkakton, por mendohet se lidhet me stresin, duart dhe këmbët e lagura ose alergjitë, veçanërisht ethet e barit.

“Ky nuk është një infeksion i lëkurës, por ekzemë dyshidrotike. Aplikimi i një kremi ose pomadë të trashë, mundësisht gjatë natës, mund të jetë shumë i dobishëm. Funksionon edhe më mirë nëse vendosni doreza pambuku në duar ose çorape pambuku në këmbë”, tha dermatologu në TikTok.

Ai tregon se shfaqja e flluskave mund të parandalohet duke shmangur produktet ndaj të cilave mund të jemi alergjikë. Megjithatë, nëse gjendja nuk largohet, është mirë të konsultoheni me një mjek për ndihmë sepse ai mund të përshkruajë një krem ​​steroide që do të lehtësojë problemin.