Ads: Merr BB VIP Falas me Premium 12 Mujore

Lajme

Presidentja Osmani: Kosova do të jetë anëtarja e 47-të e Këshillit të Evropës, është çështje kohe

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka reaguar pasi sot në Komitetin e Ministrave nuk është futur në rend dite çështja e anëtarësimit të Kosovës në Këshill të Evropës.

Megjithatë, Osmani ka thënë se Kosova do të jetë anëtarja e 47 e Këshillit të Evropës dhe se kjo është vetëm thjeshtë çështje kohe.

Osmani tutje ka thënë e në këtë rrugë, Kosova nuk do të bëjë kompromise me vlerat që përbëjnë themelin e shtetit.

“Republika e Kosovës do të jetë anëtarja e 47-të e Këshillit të Evropës.

Është thjesht çështje kohe.

Në këtë rrugë, ne nuk do të cenojmë vlerat që përbëjnë themelin e vendit tonë.

Pasi të arrijmë aty, ne do të vazhdojmë të qëndrojmë për shtyllat që përcakton Këshilli i Evropës: të drejtat e njeriut, demokracia dhe shteti i së drejtës. Ne nuk do të shërbejmë si dorë e zgjatur e Rusisë apo si model i sjelljes autokratike.

I jemi mirënjohës të gjitha vendeve që na kanë mbështetur deri tani. Së bashku, ne do të punojmë për ta bërë realitet këtë fitore të të drejtave të njeriut herët apo vonë”.