Prokuroria e shtetit ka ngritur aktakuzë kundër asistentit të Fakultetit të Mjeksisë, Sokol Krasniqi.
Krasniqi akuzohet për kanosjen e bërë ndaj deputetes Albena Reshitaj.
Në aktakuzë thuhet se Sokol Krasniqi i njohur me nofkën “Kola” ka kanosur seriozisht deputeten Reshitaj në cilësinë e shefes së katedrës dhe profesoreshë e Fakultetit të Mjekësisë.
I akuzuari në kanosje i është ofruar të fytyra të dëmtuarës Reshitaj duke e kërcënuar me fjalët “do të shkatërroj”.
Sipas aktakuzës me kërcënimet e bëra, Sokol Krasniqi nga Drenasi i ka shkaktuar Reshitajt ndjenjën e frikës, ankthit dhe pasigurisë për jetën e saj.