Ads: Merr BB VIP Falas me Premium 12 Mujore

Lajme

Dështimi në KiE, Zemaj: Tani përgjegjësia ka adresë

Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Armend Zemaj ka reaguar pasi Komiteti i Ministrave të Këshillit të Evropës për seancën e 17 majit nuk e ka futur në rend dite anëtarësimin e Kosovës në këtë organizatë.

Zemaj ka thënë se tani përgjegjësia ka adres.

“Tani përgjegjësia ka adresë.” – ka shkruar Zemaj.

Ai ka reaguar duke e shpërndarë një postim të tij në Facebook, të bërë më 16 prill, ku kishte thënë se Kosova është vetëm një hap drejt anëtarësimit në Këshillin e Evropës.

“Vetëm edhe një hap i Kosovës që të bëhet anëtare e Këshillit të Europës (KiE). Tani përgjegjësia ka adresë” – kishte shkruar Zemaj një muaj më parë.