Gjatë mbrëmjes së sotme të shtëna me armë zjarri ka ndodhur në Nashec të Prizrenit.
Këtë e ka konfirmuar zëdhëndës polici për rajonin e Prizrenit, Faton Aliu, i cili njoftoi se një person ka mbetur i plagosur.
“Ka ndodhur një plagosje në Nashec të Prizren, viktima është jashtë rrëzikut për jetën. Ndërsa i dyshuari është verifikuar, por gjendet ende në arrati”, ka bërë të ditur Aliu./ Indeksonline.