Ads: Merr BB VIP Falas me Premium 12 Mujore

Shëndetësia

OBSH u bën thirrje evropianëve për reduktimin e kripës

Organizata Botërore e Shëndetësisë po u kërkon evropianëve të reduktojnë konsumimin e kripës.

Në Evropë, një në tre të rritur midis moshës 30 dhe 79 vuan nga hipertensioni, shpesh për shkak të konsumit të kripës, raportoi AFP.

“Konsumi i lartë i kripës rrit presionin e gjakut, i cili është një faktor rreziku kryesor për sëmundjet kardiovaskulare, si sulmet në zemër dhe goditjet në tru”, deklaruan nga OBSH.

Ndërkohë, 51 nga 53 vendet në rajonin evropian të OBSH-së kanë një konsum mesatar ditor të kripës mbi maksimumin e rekomanduar të organizatës prej pesë gramë, ose një lugë çaji.