Ads: Merr BB VIP Falas me Premium 12 Mujore

Shëndetësia

Çfarë duhet të dini për ftoin

Në pamje të parë duket si një dardhë e madhe, por në fakt përveç formës, është krejt ndryshe.

Ftoi është një prej frutave tipik të vjeshtës dhe të dimrit dhe me një sërë vetish që ndoshta nuk ia njohim. Është një frutë e pasur me proteina dhe në 100 gramë, ka rreth 28 kalori. Nëse hahet siç është, mund të shkaktojë mbytje, ndaj shpesh piqet me sheqer ose mjaltë, duke krijuar një loj xhelatine. Kjo frutë, me një shije mes të ëmblës dhe të athtës, është e përbërë në masën 75% nga fibra. Ndër të tjera përmban një sasi të madhe të vitaminës C, vitaminës B dhe A, shkruan noa.

Kjo frutë ka edhe minerale, si potasi, fosfori, kalciumi, magnezi dhe hekuri, ndaj është mirë që të konsumohet i gjallë, pasi me pjekjen, një pjesë e tyre zhduken. Nëse nuk e konsumoni dot të gjallë, provoni që ta piqni me avull, duke evituar kësisoj humbjen e mineraleve të çmuara dhe të ujit. Edhe pse aroma e tij është një karakteristikë e ftoit, gjatë pjekjes lëshon më shumë aromë, e cila akumulohet në lëkurë. Kjo është edhe arsyeja që përdorej nëpër dollape vite më parë, për të aromatizuar rrobat.