Ads: Merr BB VIP Falas me Premium 12 Mujore

Lajme

Meta tregon arsyet pse mbështeti WMRO-n

Presidenti i Partisë së Lirisë, Ilir Meta ka treguar se arsyeja kryesore pse ai ka mbështetur VMRO në zgjedhjet e fundit në Maqedoninë e Veriut ka qenë fakti i qëndrimit që kjo parti ka mbajtur ndaj Ballkanit të Hapur dhe mbështetjes që i ka dhënë procesit të Berlinit.

Në një intervistë për Tv Shenja, Meta sqaroi edhe raportet e tij me ish-kryeministrin në arrati, Nikolla Gruevski.

“Përsa i takon zotit Gruevski, nuk kam pasur ndonjë raport të veçantë me të. Raportet e mia kanë qenë të shkëlqyera. Kur kam qenë Kryeministër, me zotin Ljubco Georgevski kemi pasur marrëdhënie shumë të mira. Derisa ndodhi pastaj situata e krizës në Maqedoni, dhe ai humbi atë ekuilibrin mendoj unë, sepse dhe kriza ishte shumë e rëndë. Por, mua më ka bërë shumë përshtypje, në të gjitha takimet që kam pasur me Nikolla Gruevskin, si me asnjë politikan tjetër. 60 minuta bisedë me të, 55 minuta ishin për ekonominë, ishin për investimet e huaja, dhe për tërheqjen e turistëve. Dhe, mendoj se ka qenë një periudhë e ndritur për Maqedoninë, përsa  i takon klimës së biznesit, dhe përsa I takon tërheqjes së investimeve të huaja”, tha Meta.

Meta ka sqaruar edhe arsyen pse ka dënuar sipas tij nderhyrjen e Rames dhe Veliajt ne zgjedhjet e fundit në Maqedoninë e Veriut.

“Nuk kam dashur kurrë të ndërhyj në favor të njërës apo tjetrës forcë politike, siç ka bërë Edi Rama. Di që Edi Rama dhe Erion Veliaj u përpoqën të ndërhynin, nuk e di se sa sukses patën. Por, mendoj se duhen respektuar vetë qytetarët shqiptarë në Maqedoninë e Veriut”, u shpreh Ilir Meta.

Tags: