Liderët e Ballkanit Perëndimor dhe të Bashkimit Evropian, u takuan të enjten në Samitin e Kotorit në Mal të Zi.
Pjesëmarrës në këtë samit ishin edhe dy kryeministrat shqiptarë, Albin Kurti dhe Edi Rama.
Ky i fundit është kritikuar shumë për përshëndetjen e “ftohtë” ndaj homologut nga Prishtina, të cilit ia zgjati dorën “për së uluri”.
Lidhur me këtë takim, ka komentuar edhe analisti politik Shkëlzen Gashi, përcjell Bota sot.
Ai ka publikuar dy fotografi të Ramës nga ky samit, duke bërë krahasimin e përshëndetjes së tij me Kurtin dhe me presidentin serb Aleksandar Vuçiq.
Gashi ka zbuluar edhe arysen se pse Rama nuk u «lëkund nga vendi» për Kurtin.
“E kuptueshme sjellja e €dverit, sepse Albini ja ka shkatërru karrierën në Kosovë, në Maqedoni, në Preshevë dhe në Ulqin”, ka thënë Gashi./Botasot