Ads: Merr BB VIP Falas me Premium 12 Mujore

Lajme

Krimi i rëndë/ Enkelejda dhe Eduart Limaj u martuan kur ajo ishte vetëm 17-vjeçe, më pas u zhvendosën në Greqi! Flet vëllai i Enkelejdës

Familjarë dhe të afërm i kanë dhënë lamtumirën e fundit 40-vjeçares Enkelejda Danaj (Limaj) këtë të shtunë (18 Maj) në Vlorë.

Viktima humbi jetën pak ditë më parë në Greqi pasi u godit me thikë mbi 10 herë nga bashkëshorti i saj Eduart Danaj në Medini të Greqisë në orët e para të mëngjesit të së enjtes (16 Maj), i cili tashme tashmë arrestuar nga policia.

Mësohet viktima dhe vrasësi i saj ishin martuar kur ajo ishte vetëm 17-vjeçe dhe më pas janë zhvendosur për të jetuar në Greqi, ku edhe ndodhi ngjarja tragjike.

Jashtë kamerave i vëllai i saj u shpreh se kjo është një ngjarje e rëndë dhe plagë e madhe për familjen.

Ndërsa të afërm të viktimës kanë pranuar se çifti kishin patur konflikte te herëpashershme.

Mes dhimbjes ata kërkuar drejtësi dhe që ngjarje të tilla të mos përsëriten më.