Ads: Merr BB VIP Falas me Premium 12 Mujore

Lajme

“Prodhonin” dokumente false! Me avionë të vegjël, dy trafikantë shqiptarë dërgonin dhjetra emigrantë në Angli

Media britanike, “DailyMail”, ka kushtuar një artikull për dy shqiptarë të cilët janë shpallur fajtorë për shkelje të ligjeve të emigracionitduke transportuar emigrant ilegalë. Dy shqiptarët, 50 dhe 37 vjeç, jetojnë në Leyton në lindje të Londrës, bënin dokumenta të rreme për të siguruar kalimin e emigrantëve ilegalë në Angli duke iu kërkuar nga 10.000 paund në këmbim.

Transporti i emigrantëve kryhej nëpërmjet avionëve të vegjël nga veriu i Francës në një aerodrome në Essex, deri pak para se policia t’i zbulonte operacionet dhe të regjistronte takimet e tyre në bar.

Autoritetet thonin se dhjetë udhëtime të shqiptarëve ilegalë në vitet 2016 dhe 2017 kishin lidhje me Hilaj tre prej tyre kanë aqrdhur me avionë të vegjël, ndërsa pjesa tjetër të fshehur në karrocerinë e kamionëve të mallrave.

Kadena ishte ndihmësi i të parit i cili mundësontë kalimet e emigrantëve me avionët e vegjël.

Agjencia vendase e krimit në NCA ka njoftuar se dyshja e shqiptarëve janë dënuar me pesë vite total.

Pvarsisht se zyrtarët nuk e kanë vlerësuar kohën e dënimit pasi sipas ntyre policia ka shpenzuar një kohë shumë të gjatë për t’i kapur.

Gjithashtu grupi i shqiptarëve punonte me pastrimin e parave nga trafikimi i emigrantëve, trafik droge dhe dokumentesh të falsifikuara.

Emigrantët shqiptarë kryesisht paguanin nga 10 mijë pound secili për udhëtimin dhe mijëra paund të tjerë për dokumentat.

Hilaj, i cili ka ardhur në Britani prej viteve 1990, ka qenë më parë menaxher restoranti dhe punonjës sigurie, ndërsa tani furnizonte emigrantët me dokumente të rreme.

Hilaj e Kadena janë arrestuar në adresat e tyre prej vitit 2017, bashkë me pilotin britanik David Green dhe bashkëpunëtorin Edëard Buckley, ky i fundit i burgosur në Francë në 2017.

Policia tha se dyshja kërkonin gjithashtu të rekrutonin shoferë kamionësh për transport emigrantësh pas zbulimit të shënimeve të kontaktit që ata linin në xhamin e automjeteve të tyre.

Hilaj e Kadena janë vetëm disa nga trafikantët e këtij lloji operacionesh në Angli, teksa dhe Sergiy Mykhaylov, 43-vjeçar ukrainas, është kapur me një fabrikë masive dokumentesh të rreme ku prodhonte karta false identiteti dhe leje pune për emigrantët.