Ads: Merr BB VIP Falas me Premium 12 Mujore

Lajme

​Allen viziton trupat amerikane të KFOR-it në Nothing Hill

 
   

Pas lokalitetit arkeologjik të Dresnikut, në ditën e parë të vizitës në Kosovë nënsekretarja e Departamentit të Shtetit për diplomaci publike dhe çështje publike Elizabeth M. Allen ka takuar trupat amerikane në Kampin Nothing Hill.

“E nderuar të vizitoj Kalorësinë 1-108 të KFOR-it dhe të takoj udhëheqjen e Komandës Rajonale Lindore në kampin Nothing Hill. Mirënjohje të thellë për trupat amerikane që ofrojnë një mjedis të sigurt dhe lirinë e lëvizjes për kosovarët si pjesë e forcës paqeruajtëse KFOR të NATO-s”, ka shkruar Allen në X.

Ajo gjatë ditës ka vizituar Dresnikun, së bashku me ambasadorin e SHBA-së Jeffrey Hovenier dhe ministrin e Kulturës Hajrulla Çeku.

Ndërsa nesër do të ketë takime të ndara me krerët e shtetit Vjosa Osmani dhe Albin Kurti.