Ads: Merr BB VIP Falas me Premium 12 Mujore

Lajme

Kosova dhe ShBA-ja sot nënshkruajnë marrëveshje kundër manipulimit të informacionit nga shtetet e huaja

Presidentja e vendit, Vjosa Osmani, do ta pres sot në takim nënsekretaren e ShBA-së për Diplomacinë Publike, Elizabeth Allen, duke filluar nga ora 09:00.

Siç njofton Presidenca sot do të nënshkruhet edhe marrëveshja e mirëkuptimit ndërmjet Qeverisë së Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe Republikës së Kosovës, kundër manipulimit të informacionit nga shtetet e huaja.

Pas nënshkrimit të marrëveshjes, presidentja Osmani dhe nënsekretarja Allen do të deklarohen për media.

Edhe Kryeministri i vendit, Albin Kurti, sot do të takohet me nënsekretaren e SHBA-së për Diplomaci Publike, Elizabeth Allen.

Siç njoftoi Zyra e Kryeministrit, takimi pritet të nis nga ora 10:15.

Përgjatë takimit do të diskutohen çështje aktuale dhe me rëndësi për vendin.