Ads: Merr BB VIP Falas me Premium 12 Mujore

Lajme

Vit i pazakontë me gripin! Viruset zgjatën shumë dhe u shfaqën me agresive se herët e tjera

Tanimë kur numri i rasteve të prekur nga viuset e gripit apo të viruseve të tjera, që qarkulluan këtë vit ka rënë, Instituti i Shëndetit Publik deklaron, se ka qenë një vit i pazakontë dhe i vështirë për popullatën.

Virusi i gripit rëndoi shëndetin e qytetarëve si tek të rriturit dhe tek të vegjëlit , pasi këtë vit virusi u shfaq edhe më agresiv.

“Ka qenë një vit i vështirë, ka pasur grip, pertus ,RSv, fruth”, u shpreh Silva Bino.

E nëse më parë kur një qytetar manifestonte simptoma si kollë e temperaturë përkufizohej thjesht grip, pasi simptomat janë të ngjashme, tanimë në Institutin e Shëndetit publik kryhen analiza për mbi 27 infeksione respiratore.

“Ne tani e specifikojmë është grip është RSv apo kollë e mirë. Falë teknologjisë bëhen analiza që më parë nuk bëheshin”, u shpreh më tej Bino.

Edhe pse këtë vit sezoni i gripit u zgjat në kohë pothuajse deri në mesin e pranverës ku kishte numër të lartë të prekurish , ekspertët thonë se raste me grip mund të hasen edhe gjatë stinës së verës.