Ads: Merr BB VIP Falas me Premium 12 Mujore

Lajme

Nëna dhe babai i Thaçit marrin rrugën drejt Hagës për ta takuar djalin e tyre

 
   

Pas një periudhe të gjatë që nuk e kishin parë djalin e tyre, prindërit e ish-presidentit Hashim Thaçi, sërish kanë marrë rrugën e largët nga Kosova drejt Hagës për ta takuar dhe për t’u ç’mallur me të.

Siç merr vesh media, ata sapo janë futur në Qendrën e Paraburgimit në Hagë, ku do të qëndrojnë deri në orën 16:00.

Media ka siguruar edhe pamjet, ku shihet se nëna e ish-kreut të shtetit ka vështirësi edhe për të ecur për shkak të problemeve shëndetësore dhe moshës së shtyrë.

Vizita e vetme e prindërve të Thaçit në Hagë ishte më 8 qershor 2022.

Pas kësaj vizite, për shkak të përkeqësimit të gjendjes shëndetësore të nënës së tij, ish-presidenti Thaçi ishte lejuar që të vinte në Burojë nën përcjellje të rreptë të personelit të sigurisë së Dhomave të Specializuara.

Ai ishte lejuar të takonte vetëm dy prindërit dhe askënd tjetër.

Ish-krerët e UÇK-së, Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Jakup Krasniqi dhe Rexhep Selimi, po mbahen në paraburgim prej 5 nëntorit 2020.

Ata po gjykohen nga Haga nën akuzat për krime të luftës.

Më 21 maj është paralajmëruar një seancë, ku pritet të rishikohet koha dhe numri i dëshmitarëve të prokurorisë, e cila kishte kërkuar që t’i përfundojë dëshmitarët e saj deri në prill të vitit 2025.