Ads: Merr BB VIP Falas me Premium 12 Mujore

Lajme

‘S’kemi punë në shtëpi’, fjalët e fundit të shqiptares para se ish-burri ta qëllonte 15 herë me thikë! E denoncoi më 7 maj: Më ruan me makinë poshtë banesës

Në 7 maj shqiptarja e varë nga ish-bashkëshorti në Athinë denoncoi se ai e vëzhgonte ditë natë me makinë jashtë shtëpisë. 6 ditë më pas Eduard Danaj i mori jetën me 15 goditje me thikë, ndërsa mediat greke veçojnë fjalët e fundit të 40-vjeçares Enkelejda Limaj, Danaj.

0-vjeçarja Enkelejda Limaj, Danaj ka jetuar në një ferr me rrahje, abuzime dhe sharje, vijojnë të përshkruajnë mediat greke historinë tragjike të shqiptares së vrarë në Athinë nga ish-bashkëshorti Eduard Danaj. Raporti mjeko-ligjor i trupi të vlonjates përshkruan 15 plagë me thikë në të gjithë trupin.

Enkelejda u takua me Eduardin kur ishte 17 vjeç dhe të dy lanë Vlorën për një të ardhme më të mirë në Greqi. Në moshën 19-vjeçare, lindi vajza e parë, por sipas dëshmisë së viktimës të dhënë në 7 maj kur denoncoi për herë të fundit ish-burrin për dhunë, ajo ka treguar se asnjëherë nuk shkuan mirë si çift.

‘Më ka kërcënuar, abuzuar shumë herë, më ka mërzitur. Kam raportuar disa incidente por jo të gjitha’, ka dëshmuar 40-vjeçarja.Ajo ka deklaruar më 7 maj në polici se ish-bashkëshorti e ka vëzhguar prej një jave me makinë jashtë shtëpisë së saj. Enkelejda ka deklaruar se iu afrua dhe i tha se çfarë bën këtu, po ai e ka rrahur dhe duke i thënë se do ta djegë.

Në polici autori i krimit, ka thënë se një foto në Facebook e çoi në vendimin për të thurur planin për ta vrarë. Ai pretendon se e ka parë Enkelejdën të shfaqte foto me një burrë tjetër dhe vendosi t’i jepte fund gjithë kësaj.

‘Nuk durova ta shihja të dashurin e saj. Ai po ngiste makinën time dhe unë punoja dy punë”, ka thënë shqiptari në polici.

“E mendova me shumë kujdes dhe vendosa që një natë më parë. E dija se sa orë shkon ajo në dyqanin ku punon dhe pa humbur kohë mora një thikë nga shtëpia dhe shkova në vendin ku e dija se do të shkonte në punë. Sapo e pashë që po vinte, iu afrova i thashë “çfarë ka ndodhur, a je mirë, të ngjitemi në shtëpi” dhe ajo m’u përgjigj “nuk kemi punë të shkojmë në shtëpi”. Këto ishin fjalët e saj të fundit, kur u sulmua e thikë deri kur e ka lënë të vdekur në vend. Pastaj u largova nga atje në këmbë, shkova për dy orë për të fjetur në një hotel dhe kur u largova atje kërkova alkool dhe fillova të endem nëpër rrugë”, ka deklaruar 50-vjeçari.

Skena e krimit është kapur nga kamerat e sigurisë dhe ka qenë vajza e çiftit që i ka thënë policisë se cilat kamera kishin filmuar ngjarjen në vendin e sulmit.

Tregues i kësaj apatie te autorit është fakti se 4 orë para vrasjes ai ka shkuar dhe ka blerë birra dhe shfaqet pranë këtij koshi duke hedhur një qese me shishet e birrës, ndërsa pas krimit ka hedhur celularin për të mos u zbuluar nga autoritetet. Dëshmitarë në median greke flasin se çifti debatoi, Eduardi theu shishet e birrës ndërsa Enkelejda bëri gjithçka për të shpëtuar veten.

Më herët familjarët e saj dëshmuan dhunën barbare të Eduard Denaj ndaj Enkelejdës, madje edhe kur ishte shtatzënë ish-burri I ka future kokën në kovë e zbardhues rrobash. Të hënën në 20 maj shqiptari do të dalë në gjyq për vrasje me dashje dhe armëmbajtje pa leje.