Ads: Merr BB VIP Falas me Premium 12 Mujore

Lajme

82 – vjeçari plagos vajzën e tij më pas vetëvritet

Një ngjarje e rëndë është shënuar pasditen e kësaj të diele në qytetin e Lushnjës. Një 82-vjeçar ka qëlluar me armë gjahu vajzën e tij 40-vjeçare e më pas ka vrarë veten.

Vajza është shoqëruar menjëherë për në spital ku po merr ndihmë mjekësore, ndërsa raportohet se gjendja e saj është e rëndë.

Ende nuk dihet se çfarë e ka shkaktuar këtë ngjarje të rëndë, ndërsa sipas informacioneve të ardhura nga policia bëhet me dije, se plagosja dhe më pas vetëvrasja kanë ardhur si pasojë e një konflikti të çastit.

“Rreth orës 15:15, në lagjen “18 Tetori”, Lushnjë, shtetasi B. M., rreth 82 vjeç, dyshohet se pas një konflikti të çastit, ka plagosur me armë gjahu të cilën e dispononte me leje, vajzën e tij, shtetasen R. M., rreth 40 vjeçe, dhe më pas dyshohet se ka vrarë veten. Shtetasja R. M., ndodhet në spitalin e Lushnjës, në kujdesin e mjekëve, në gjendje të rëndë shëndetësore. Grupi hetimor vijon punën për sqarimin e rrethanave, dhe dokumentimin e plotë ligjor të këtij rasti”, ka njoftuar Policia e Shtetit.