Një ngjarje e rëndë tronditi këtë të dielë qytetin e Lushnjes, ku një 82-vjeçar plagosi me armë gjahu vajzën e tij 40-vjeçare e më pas i dha fund jetës së tij.
“Vajza punonte në Tiranë, kishte dy fëmijë, Djalë dhe vajzë. Ishte e divorcuar. Vajzën e ka 17-vjeçe, djalin më të vogël, 14. I njohim njerëz të mirë. Hymë e dalim si njerëz. Jemi prekur shumë. Nuk ngrihem dot se më dridhet trupi. Me ne rrinte më shumë.
Nuk kishte shfaqur shqetësime kohët e fundit. Nuk na kishte dhënë as përshtypjen më të vogël. Jetonte me të shoqen. Djemtë (2) i ka të ndarë, por me njërin jeton në një hyrje. Vajza vinte. Në Tiranë më duket se punon kameriere, por se dimë mirë”, thana fqinjët e familjes ku ndodhi ngjarja.