Sot mbahet Mbledhja e Kryesisë së Kuvendit të Kosovës. Në këtë mbledhje, që do të fillojë nga ora 11:00, pritet të bëhet miratimi i procesverbalit të mbledhjes së mëparshme të kryesisë.
Në rend dite ndër të tjera është edhe “Pika e papërfunduar nga Seanca e Jashtëzakonshme, e mbajtur më 28 mars 2024”.
Në të cilën pritet votimi për themelimin e Komisionit Hetimor Parlamentar për procedurat e prokurimeve të negociuara pa publikim të njoftimit për kontratë, në ministri dhe në ndërmarrje publike qendrore.
Në rend dite, gjithashtu, janë edhe pikat e papërfunduara nga Seanca e Jashtëzakonshme, e mbajtur më 16 maj 2024, propozimi i rendit të ditës për Seancën plenare të radhës, si dhe ajo e shqyrtimit të propozimeve dhe të kërkesave.