Zbardhen detaje të reja nga krimi brenda familjes që ndodhi ditën e diel në Lushnje. 82-vjeçari Behar Musaku pas një debati të çastit ka qëlluar me armë gjahu çifte Rudinën, vajzën e tij 40-vjeçare.
Ngjarja ka ndodhur në banesën e 82-vjeçarit ku ai jetonte me bashkëshorten dhe vajza kishte ardhur për vizitë në fundjavë tek prindërit.
82-vjeçari pasi ka qëlluar mbi vajzën, më pas ka qëlluar edhe veten duke gjetur vdekjen në vend. Aktin ai e ka kryer pas një grindjeje të çastit.
Rudina është në gjendje të rëndë në Spitalin e Traumës në Tiranë nën kujdesin intensiv të mjekeve.
Vajza ishte e divorcuar prej tre vitesh dhe jetonte e punonte në Tiranë, ndërsa dy fëmijët e saj i mbante ish-bashkëshorti.
Në momentin e kryerjes së aktit, Behar Musaku ka qenë vetëm me vajzën në banesë. Jnë nga pistat e hetimit është se 40-vjeçarja kishte vendosur të kishte një lidhje të re dhe nuk babai nuk ishte dakord, prandaj mund të ketë nisur dhe konflikti.