Një ngjarje tragjike ka ndodhur paraditen e sotëm në Dragash, ku një burrë dyshohet se ka bërë vetëvrasje.
Siç ka mësuar media viktimë e këtij rasti të rëndë është Zejnel Ese, një burrë rreth 50-vjeçar, i cili u gjet pa shenja jete.
Në bazë të informacioneve të para, viktima është gjetur i varur në shtëpi.
Vdekja e tij është konfirmuar nga ekipi mjekësor në vendin e ngjarjes, teksa ka intervenuar edhe Policia.
Akoma nuk dihen detajet e tjera të këtij rasti tragjik, ndërsa trupi i viktimës është dërguar për obduksion në Institutin e Mjekësisë Ligjore.