Ads: Merr BB VIP Falas me Premium 12 Mujore

Lajme

“U provokuan njerëzit”/ Martesa e dy vajzave, deputeti Shehu ngre akuzën: Bashkia shkeli ligjin, vazhdë e nismave për të zhbërë familje

Deputeti demokrat Tritan Shehu, martesën mes dy vajzave në çatinë e Tiranës e ka cilësuar akt nul dhe butaforik.

Përmes një postimi në rrjetet sociale Shehu ka theksuar se është një provokacion për të testuar publikun, për të zhbërë konceptin e familjes dhe për t’i hapur rrugë diskriminimit të fëmijëve.

Ndër të tjera deputeti shprehet se çështje të paligjshme si këto, prishin ekuilibrat natyrale dhe biologjike.

Reagimi i plotë i Shehut:

“Martesa homo” ne catine e Bashkise, akt nul, butaforik!

Nje veprim i paligjeshem ky, vecanerisht ne nje institucion shteteror.

Nje tentative te neperkembesh shtetin, institucionet e tij dhe ligjet e ketij vendi.

Nje teatralitet mashtrues i dikujt te pilotuar, qe kerkon te paraqitet si klerik katolik.

Ne realitet nje provokacion per te testuar publikun…

Ne vigjilje te tentativave te kesaj Rilindje per te goditur Kodin e Familjes ne thelbin e tij te vlerave dhe mbrojtjes se shoqerise njerezore.

Per te cbere konceptin e Shenjte per Familjen nga nje Burre, nje Grua e me shprese Femijet.

Per te cuar drejt te ashtu quajturave familje homo, trans e nje liste te gjate te tillash!

Per te hapur rruge diskriminimit te femijeve, nepermjet mundesise se adoptimive nga cifte homo, trans, etj, etj.

Ceshtje keto te paligjshme per Republiken tone, qe prishin ekuilibrat natyrale, biologjike, historik, vlerash, egzitence te njerezimit vete.

Diskriminuese per vete shoqerine tone ne terresi.

Ne vazhden e tentativave si “uterusi” me qera etj, qe te cojne ne fakt aty.

Tek diskriminimi i fjaleve sublime Nene e Baba me termat bosh, prinderit 1,2,3,4,5…

Ne fund desheroj te pershendes fort deklaraten e qarte e dobi prurese te KISH.