Ads: Merr BB VIP Falas me Premium 12 Mujore

Lifestyle

Nuk ju ecën me paratë? “Fajtor” mund të jetë portofoli, ngjyra që duhet të zgjidhni

Paratë, ngjyrat, elementi dhe portofoli mund të duken të papajtueshme por feng shui thotë të shkojnë së bashku. Nëse dëshironi të përparoni financiarisht, atëherë kini kujdes se në çfarë portofoli i mbani paratë tuaja. Duhet të jetë në një nga pesë ngjyrat e feng shui-t.

Portofoli blu i errët

Për njerëzit, elementi i të cilëve është druri ose uji – kjo ngjyrë simbolizon bollëkun. Njerëzit e lindur në elementin e zjarrit ose metalit nuk duhet të kenë një portofol të kësaj ngjyre.

Portofoli i zi

Për njerëzit, elementi i të cilëve është druri ose uji, duhet të zgjedhin këtë ngjyrë nëse duan të sjellin prosperitet në jetën e tyre.

Portofoli i kuq

Për njerëzit, elementi i të cilëve është zjarri ose toka (uji dhe metali kanë një efekt më të dobët) – kjo ngjyrë ka qenë prej kohësh e njohur për tërheqjen e pasurisë dhe bollëkut. Ajo neutralizon energjinë negative shumë shpejt.

Portofoli jeshil

Për njerëzit, elementi i të cilëve është druri ose zjarri – kjo ngjyrë është një zgjedhje e shkëlqyer nëse duan një fillim të ri financiar, pavarësisht se çfarë ka ndodhur në të kaluarën.

Portofoli kafe

Për njerëzit, elementi i të cilëve është toka ose metali – kjo ngjyrë sjell pasuri dhe është më e zakonshme në mesin e kuletave, por njerëzit e lindur në elementin e zjarrit ose ujit nuk duhet ta kenë atë./vizionplus.tv