Ads: Merr BB VIP Falas me Premium 12 Mujore

Lajme

Hapet rruga e re në kufirin Kosovë-Shqipëri projekt nga mbledhja e përbashkët e qeverive

Është hapur rruga Dobrunë-Blinisht, Has, në kufirin Kosovë-Shqipëri.

Lajmin e ka bërë të ditur kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, i cili ka thënë se kjo rrugë ofron edhe më shumë dy vendet jo vetëm fizikisht por edhe ekonomikisht.

“Një angazhim i marrë gjatë mbledhjes së përbashkët mes Qeverisë Shqiptare dhe Qeverisë së Kosovës, që tashmë afron edhe më shumë dy vendet tona jo vetëm fizikisht por edhe ekonomikisht duke lehtësuar lëvizjen e qytetarëve në të dyja anët e kufirit, sidomos për gjashtë fshatrat e thellë Zapod, Kerstec, Pogaj, Gorozhup, Dobrune, Blinishte, të bashkive Has, Kukës si dhe Komunat e Prizrenit dhe Dragashit në Kosovë”, ka shkruar Rama.