Ads: Merr BB VIP Falas me Premium 12 Mujore

Lajme

Panik në bord/ Avionit i ndodh e papritura gjatë fluturimit, raportohet për një të vdekur dhe disa të plagosur

Një pasagjer humbi jetën dhe 30 të tjerë mbetën të plagosur në fluturimin nga Londra në Singapor për shkak të turbulencave të forta, sipas një njoftimi të linjës ajrore.

Singapore Airlines u detyrua të devijonte për në Bangkok pasi një pasagjer humbi jetën. Avioni Boeing 777 u largua nga Mbretëria e Bashkuar të hënën në mbrëmje në orën 22:17 me orën lokale, sipas të dhënave të gjurmimit të fluturimit.

Më pasi kërkoi leje për të bërë një ulje emergjente në Aeroportin Ndërkombëtar Suvarnabhumi në Bangkok.