Ads: Merr BB VIP Falas me Premium 12 Mujore

Lajme

Osmani: Askush s’është dënuar për Masakrën e Stagovës

Presidentja Vjosa Osmani ka kujtuar 25-vjetorin e Masakrës së Stagovës ku u vranë 13 banorë të fshatit.

Osmani tha se ende nuk ka drejtësi për këtë krim, ndërsa tha se do të angazhohen për këtë.

“25-vjet më parë forcat paramilitare të regjimit gjenocidal të Serbisë, në fshatin Stagovë të Kaçanikut vranë 13 banorë të fshatit. Në këtë ofensivë barbare, forcat kriminale shkatërruan 90 shtëpi nga 180 sa kishte fshati atëkohë. Ende askush nuk është dënuar për këtë krim makabër, ndaj nuk do të ndalemi në angazhimin për vendosjen e drejtësisë dhe për të pasur kuptim liria jonë. Qoftë i përhershëm kujtimi dhe nderimi për të gjithë të rënët për liri!”.