Ads: Merr BB VIP Falas me Premium 12 Mujore

Lajme

Petkoviq takon ambasadorin spanjoll, i flet për Kosovën

 
   

Drejtori i Zyrës serbe për Kosovën, Petar Petkoviq, ka takuar ambasadorin e Spanjës në Serbi, Juan Jose Sans Aparicio.

Petkoviq e njoftoi diplomatin spanjoll për rrjedhën e dialogut Kosovë-Serbi.

Ai duke folur për aksionin e djeshëm në veri paralajmëroi siç tha “përkeqësim të situatës dhe rrezikim të stabilitetit edhe ashtu të brishtë në terren”.

Gjashtë seli të Bankës Postare Kursimore janë mbyllur të hënën gjatë një aksioni në veri të vendit të zhvilluar nga Policia dhe Administrata Tatimore e Kosovës.