Një mot me shi ka vërshuar disa zona të vendit. Edhe në Rahovec shiu u shoqërua me breshër.
Lidhur me këtë Komuna e Rahovecit ka njoftuar se ujërat e mbledhur pas shiut të madh që ra atje janë shkarkuar dhe se tani gjendja është përmirësuar.
Komuna ka publikuar disa numra ku qytetarët mund të kontaktojnë për çfarëdo situate.
“112 – Numri unik emergjent;
193 – Njësiti i zjarrfikjes dhe shpëtimit;
192 – Policia e Kosovës”
“Pas rrëbesheve të shiut të orëve të pasdites, të cilat u shoqëruan edhe me breshër në shumë pjesë të Komunës së Rahovecit, ekzekutivi i komunës, zjarrfikësit dhe kompanitë e kontraktuara nga komuna, kanë dalë në terren për të përcjellë situatën. Ujërat e mbledhur në disa segmente rrugore, janë shkarkuar për pak minuta dhe tani gjendja është përmirësuar. Komuna ka angazhuar kompanitë e pastrimit të cilat sipas nevojës do të kujdesen për pastrimin e rrugëve dhe pusetave.”