Enver Sekiraqa nuk është arratisur por ka shkuar për trajtim shëndetësor jashtë Kosovës.
Kështu tha avokati Besnik Berisha, i cili po ashtu tregoi se Sekiraqa do kthehet në Kosovë kur do ta mbarojë trajtimin dhe kur do lejohet nga mjekët të lëvizë.
“Enver Sekiraqa do të kthehet në ditën kur ai mbaron me trajtimin e tij, kur i mundësohet lëvizja, për momentin një pjesë…e organizimit të tij është e rimobilizuar. Gjykata Themelore ka qenë në dijeni për problemet shëndetësore të tij. Nuk e ka ndërruar vendbanimin, ndërrimin e adresës duhet me lajmëru. Ka datë, e ditë e ka dritë, kur është larguar”, tha ai.
Ai tha se Sekiraqa e ka kaluar kufirin me dokumente legale dhe këtë e ka bërë “në pikë të ditës”.
“Letërnjoftimi nuk ju ndalet askujt, Sekiraqa s’ka dalur as natën as i kamufluar, ai ka dalur në kufi legjitim me dokumenta të dorëzuara te zyrtarët policor…”, tha ai.
Tutje ai e kritikoi kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti dhe politikanët e tjerë që kanë reaguar për këtë rast.
“Shteti i tij ia ka rreziku sigurinë juridike, siguria fizike e tij ka qenë e rrezikuar me vite, 22-3 vite. Enver Sekiraqës shumë kush ka dashtë me ia marrë jetën…. Kryeministri nuk mund të bëjë gjykime”, tha ai.
Sipas Berishës, Sekiraqa është dhe do shpallet i pafajshëm në shkallën e dytë.