Ads: Merr BB VIP Falas me Premium 12 Mujore

Lajme

Escobar: Shqiptarët e Kosovës janë shumë pro-amerikanë

 
   

Emisari i Shteteve të Bashkuara të Amerikës për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar tha se Shtetet e Bashkuara kanë ndërtuar një raport të thellë me popullin e Kosovës, dhe kjo lidhje është e pandryshueshme.

“Mbetemi shumë pro-Kosovës dhe kudo që kam udhëtuar kam ndjerë një ndjenjë të ngrohtë reciprociteti, ata janë shumë pro-amerikan, gjë që forcon dhe stabilizon marrëdhëniet tona”, u shpreh ai në një intervistë të dhënë për Atlantic Council,

Escobar përmendi sfidat që kanë hasur të dy vendet në lidhje me politikën rajonale dhe bashkëpunimin për të avancuar interesat kombëtare të Kosovës.

“Unë kam shpresë të madhe që raportet tona do të vazhdojnë të forcohen. Dhe mund të them me bindje që ka një vullnet të pastër, jo vetëm në SHBA por edhe në brendësi të QUINT-it, për të përmirësuar dhe zgjeruar këtë marrëdhënie,” pohoi diplomati amerikan.