Ads: Merr BB VIP Falas me Premium 12 Mujore

Lajme

Dumani: Blerja e apartamenteve forma kryesore e pastrimit të parave, të përfshira edhe bankat

Kreu i SPAK Altin Dumani ka prezantuar në Kuvend raportin e SPAK për vitin 2023. Ajo që vihet re sipas Dumanit është forma që po përdor krimi i organizuar për pastrimin e parave. Sipas Dumanit ka një rritje të përdorimit të shoqërive tregtare si dhe investimi në prona të paluajtshme dhe depozitime në llogari të ndryshme bankare.

Altin Dumani: Ka prani të pastrimit të parave, që bëhet edhe me ndërtimet. Edhe disa banka janë të përfshira në skemën e pastrimit të parave. Gjithashtu dyshohet se shuma të konsiderueshme parash depozitohen në llogaritë bankare, në emra shoqërish tregtare, ose të të afërmeve të të dyshuarve. Një nga skemat komplekse të pastrimit të parave në Shqipëri, përfshin përdorimin e bankave në Shqipëri nga bizneset shqiptare si ndërmjetës për organizatat kriminale ndërkombëtare, si mafia italiane. Në një rast, një biznes shqiptar bashkëpunoi për t’i dhënë akses mafies ndërkombëtare të integronte të ardhurat në sektorin bankat, për shtresëzimin e transfertave që do të transferoheshin përmes këtij biznesi. Bashkëpunimi shumë i mirë me banka të nivelit të dytë bëri që ky operacion i grupeve kriminale të dështonte./albeu.com