Kosova është e përkushtuar në luajtjen e një roli konstruktiv si në Procesin e Berlinit edhe në marrëveshjen e CEFA-s.
Kështu është thënë në tryezën e organizuar nga Komisioni për Integrim Evropian në bashkëpunim me GIZ-in, me temën e diskutimit: “Rritja e integrimit rajonal: Roli i Kosovës në Procesin e Berlinit dhe në kryesimin e CEFTA-s”.
Gjatë kësaj konference është thënë se pengesat aktuale për rritjen e integrimit rajonal duhet të jenë të zgjidhura.
Ambasadori i Zyrës së BE-së Tomas Szunyog, ka thënë se Kosova duhet të punojë bashkë me fqinjët e saj, pasi sipas tij vetëm ashtu mund të shfrytëzohet potenciali irajonit.
Szyunyog: Kosova duhet të punojë bashkë me fqinjët e vet
“Integrimi në tregun e vetëm vjen vetëm pas integrimit në regjion dhe planit të rritjes…1:18:27 Nëse Kosova dhe Serbia do të jenë në zonën e vetme të pagesës së BE-së duhet të zgjidhen disa çështje që janë të pazgjidhura se si të transferohen para nga Beogradi në Kosovë pa pagesë…1:19:23 Për Serbinë dhe Kosovën, kushti është që ata të angazhohen aktivisht me një proces të matshëm dhe rezultate të pritshme me qëllimin që të implementojnë të gjitha obligimet që dalin nga marrëveshja e kaluar për normalizim. Marrëdhëniet e mira janë shumë të rëndësishme për të gjithë edhe për Kuvendin dhe udhëheqësit e juaj dhe anëtarët e parlamentit që të dinë rëndësinë se sa është kjo e rëndësishme për integrimin evropian. Pengesat aktuale ndaj Kosovës duhet të jenë të zgjidhura. Qasja nëpër tregun e përbashkët evropian, Kosova duhet të punojë bashkë me fqinjët e vet dhe vetëm bashkë mundeni të shfrytëzoni potencialin e rajonit. Integrimi i tregut në një treg të përbashkët është një prej shtyllave të tregut të rritjes”, është shprehur Szunyog.
Ndërsa, kryetarja e Komisionit për Integrim Evropian, Rrezarta Krasniqi ka thënë se Kosova është e fokusuar ne zbatimin e reformave që jo vetëm të përfitoj ekonomia por do të kontribuojë edhe në prosperitetin e përgjithshëm të rajonit.
Krasniqi, ka shtuar se Kosova është e përkushtuar në luajtjen e një roli konstruktiv si në Procesin e Berlinit edhe në marrëveshjen e CEFA-s.
Krasniqi: Ne jemi të fokusuar në zbatimin e reformave që do të kontribuojë në prosperitetin e përgjithshëm të rajonit
“Përfshirja e Kosovës në Procesin e Berlinit thekson përkushtimin tonë për stabilitetin rajonal dhe gatishmërinë tonë për të punuar me fqinjët tanë. Duke marrë pjesë në këtë proces ne synojmë të kontribuojmë në zhvillimin e përgjithshëm të Ballkanit Perëndimorë dhe të na ofrojë me qëllimin tonë të përbashkët për anëtarësimin në Bashkimin Evropian…05:08 Ne jemi të fokusuar në zbatimin e reformave që jo vetëm do të përfitojë ekonomia jonë por edhe do të kontribuojë edhe në prosperitetin të përgjithshëm të rajonit. Integrimi rajonal është një nga objektivat e rëndësishme të politikës sonë ekonomike duke forcuar lidhjet tona me vendet fqinje..6:03 Kosova është e përkushtuar në luajtjen e një roli konstruktiv si në Procesin e Berlinit edhe në marrëveshjen e CEFTA-s..6:29 I bëj thirrje BE-së që të heqin masat e vendosura ndaj Kosovës, është një vend pro evropian dhe duhet të iu hapen rrugët drejt për integrimin evropian bashkë me vlerat demokratike të saj”, ka thënë Krasniqi.
Po ashtu, zëvendësdrejtori i përgjithshëm i Agjencisë Kosovare për Investime dhe Përkrahje të Ndërmarrjeve, Zef Dedaj ka shtuar se CEFTA është një mekanizëm i domosdoshëm për Kosovën.
Dedaj: CEFTA është një mekanizëm i domosdoshëm për Kosovën
“Duke e ditur rëndësinë e tregut të Samitit të Berlinit, Kosova menjëherë ka filluar që të dizajnojnë ligjet e nevojshme të cilat janë në harmoni me praktikat më të mira ndërkombëtare dhe të BE-së..12:41 Unë insistoj dhe mendoj që Kosova ka qenë në disa fusha shteti më profesional në përmbushjen e obligimeve që kanë dalë krahasuar me vendet tjera të CEFTA-s, ndonëse në një pozicion jo të barabartë dhe jo të plotë sikur shtet e tjera…15:12 CEFTA është një mekanizëm i domosdoshëm për Kosovën, sepse neve na obligon t’i zbatojmë obligimet që kanë dalë nga Samiti i Berlinit, ndonëse kemi padrejtësi”, ka shtuar ai.
Sipas, zëvendës ambasadorit të Gjermanisë në Kosovë, Mathias Conrad, vendet e Ballkanit Perëndimor duhet të punojnë dhe të gjejnë zgjidhje konstruktive për përfitimin e të gjithëve përkundër rrethanave të vështira politike.
Conrad: Vendet e Ballkanit Perëndimor duhet të punojnë
“Procesi i Berlinit sivjet feston 10-vjetorin dhe po dëgjojnë fjalën se ai po kthehet tek shtëpia por është pjesërisht e vërtetë pasi ai s’ka të bëj me Berlinin por me Ballkanin Perëndimor. Andaj vendet e Ballkanit Perëndimor duhet të punojnë, të jenë në gjendje me ngrit pesha të renda dhe të gjejnë zgjidhje konstruktive për përfitimin e të gjithëve përkundër rrethanave të vështira politike, por ju jeni ata qe duhet me e bë punën, dhe ta keni të qartë që Qeveria jonë do të vazhdoj të punoj për hapjen e burimit dhe kemi ambicie të larta, duke ofruar partneritet që është votuar vitin e kaluar në Tiranë, ambicien e kemi të lartë dhe gjithëpërfshirëse”, ka shtuar ai.
Ndërkaq, ushtruesja e detyrës së drejtoreshës së CEFTA-s, Danijela Gaçeviq ka theksuar se kur Kosova të bëhet pjesë e BE-së jo vetëm duhet të jenë në garë me kompanitë rajonale por edhe kompanitë brenda BE-së.
Gaçeviq: Jemi në vitin e fundit të një plani veprues për një treg të përbashkët rajonal
“Roli i CEFTA-s këtu është e dyfishtë, nga një anë ne përpiqemi me i përkrahë kompanitë në ketë rrugëtim shumë kompleksë, sepse kur të bëheni pjesë e BE jo vetëm do të duhen me qenë në garë me kompanitë rajonale por edhe me kompanitë brenda BE-së..45:07 Jemi në vitin e fundit të një plani veprues për një treg të përbashkët rajonal..45:39 Jemi të përfshirë në aktivitete tregtarë, mallra shërbime dhe çështje tjera..48:09 Ky proces do të sigurojë zbatimin e zotimeve dhe të kemi një lehtësim të të gjithave që jemi dakorduar tashmë”, ka theksuar Gaçeviq.