Ads: Merr BB VIP Falas me Premium 12 Mujore

Lajme

Musliu publikon foto ku shihet Kekic me Vuçiqin e Radojiçiqin: Mbyllja e bankës, luftë kundër terrorizmit

 
   

Njohësi i çështjeve të sigurisë, Agim Musliu, ka thënë se mbyllja e njësive ilegale të së ashtuquajturës “Bankë Postare Kursimore” në veri të vendit, është luftë kundër terrorizmit.

Musliu ka publikuar fotografi ku shihet Drejtori i kësaj banke, Bojan Kekic, duke u dekoruar nga Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiq dhe një tjetër foto ku shihet i shoqëruar nga Milan Radojiçiqi, i sanksionuar nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

“Serbia, me gjithë aparaturën e saj politike, ushtarake dhe financiare, po mundohet ta bëjë #Kosovën një fiasko! Në këtë kuptim mbyllja e një banke serbe në Kosovë nuk është gjë tjetër veçse lufta kundër terrorizmit! Grafiku tregon lidhjet e aparatit sulmues financiar serb. Bojan Kekic, drejtor i kësaj banke, në një fotografi shihet duke u dekoruar nga presidenti i Serbisë @avucic, ndërsa në tjetrin shihet i shoqëruar nga terroristi Milan #Radojicic!”, ka shkruar Musliu.

 
 
  
 
 

Aksioni për mbylljen e njësive është zhvilluar para dy ditësh.

“Operacioni policor i realizuar sot në veri të vendit, ku u mbyllen gjashtë njësi ilegale të të ashtuquajturës ‘Bankë Postare Kursimore’, rezultoi edhe me konfiskimin e provave të ndryshme materiale siç janë; Rreth 1.600.000 euro, Rreth 74.700.000 dinar, Rreth 19.500 franga, Rreth 13.800 dollar amerikan, Rreth 40 dollar australian. Dokumentacione dhe prova relevante që ndërlidhen me rastin. Gjashtë filiale të të ashtuquajturës ‘Bankë Postare Kursimore’ në veri të vendit janë mbyllur dhe në objektet e tyre janë vendosur shenjat zyrtare për mbylljen e tyre, përderisa të gjitha veprimet e mëtejme policore do të realizohen në bashkëpunim dhe koordinim me organet e drejtësisë”, ka njoftuar Policia e Kosovës.