Ads: Merr BB VIP Falas me Premium 12 Mujore

Lajme

​Deficiti tregtar i Kosovës në prill arriti në 12.2 për qind

 
   

Agjencia e Statistikave të Kosovës (ASK) ka publikuar sot të dhënat e eksport-importit për muajin prill 2024.

Të dhënat nga Tregtia e Jashtme të Mallrave në Kosovë tregojnë për një deficit tregtar prej 12.2% në prill 2024 krahasuar me të njëjtën periudhë 2023, përkatësisht 427.5 milionë euro krahasuar me deficitin 381 milionë në vitin 2023, teksa eksporti mbulon importin me 14.6%.

Eksporti i mallrave në prill 2024 kishte vlerën 73.2 milionë euro.

Ndërsa importi 500.7 milionë euro që është një rritje 8.8 për qind për eksport, si dhe një rritje 11.7 për qind për import krahasuar me periudhën e njëjtë 2023.