Ads: Merr BB VIP Falas me Premium 12 Mujore

Lifestyle

Rrobat e bardha kanë ndryshuar ngjyrë, ja si t’i riktheni siç ishin

Larja e rrobave në lavatriçe nuk është gjithmonë e përkryer. Shpesh rezulton që nga detergjentët jo të duhur ose proceset jo korrekte të larjes, rrobat ndryshojnë ngjyrë. Por, ndodh edhe kur gabimisht vendosim një rrobë jo të përshtatshme me ngjyrë, në ato me ngjyra më të hapura.

Por, në këtë artikull po ju tregojmë disa mënyra se si t’i thoni lamtumirë këtyre shqetësimeve.

Kur rrobat e bardha bëhen rozë.

Zhytini në zbardhues dhe ujë (me raportin 1 me 10). Shikojini çdo 15 minuta, dhe hiqini kur të bëhen të bardha. 90 minuta janë mjaftueshëm. Më pas lajini si zakonisht në lavatriçe.

Kur rrobat kanë mbetur në lavatriçe për 24 orë.

Lajini përsëri me një filxhan uthull të bardhë (pa detergjent), për të hequr erën e lagështirës.

Peshqira që nuk fshijnë mirë më.

Kur t’i lani peshqirat disa herë me radhë, hidhni një çerek filxhani uthull të bardhë në procesin e shpëlarjes, dhe mos vendosni zbutësin në të ardhmen.