Ads: Merr BB VIP Falas me Premium 12 Mujore

Lajme

Hoxhaj: Qeveria Kurti, qeveri anti-evropiane

Deputeti nga radhët e Partisë Demokratike të Kosovës, Enver Hoxhaj, ka thënë se dështimet e Qeverisë, tregojnë se Kosova është zhytur ndërkombëtarisht nën udhëheqjen e Albin Kurtit.

Hoxhaj, përmes një postimi në rrjetin e tij në Facebook, ka thënë se lajmi i fundit sot është se Spanja, Norvegjia dhe Irlanda thanë se do të njohin një shtet të pavarur palestinez.

“Pas dështimit të anëtarësimit të Kosovës në Këshill të Evropës dhe dështimin në marrje të një njohje të vetme, kjo tregon sa keq është zhytur Kosova ndërkombëtarisht nën udhëheqjen e Albin Kurtit!”, ka shkruar Hoxhaj.

“Thelbi i problemit politik që ka Kosova është marrë peng nga Albin Kurti duke mashtruar opinionin sesa që është e shqetësuar për rreshtimin e gabuar gjeopolitik, nën udhëheqjen e kësaj qeverie anti-evropiane dhe anti-perëndimore, që për qëllim ka rrënimin e gjithë asaj që është ndërtuar më 1999 dhe 2008 në Kosovë!”, ka shkruar tutje Hoxhaj.