Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani sot e ka pritur në takim ministren e Turizmit të Shqipërisë, Mirela Kumbaro.
Me anë të një postimi në Facebook, ajo tha se ato kanë ndarë me njëra-tjetrën elemente që përfaqësojnë dy vendet shqipfolëse.
“Një gur nga lumi Vjosa me punim nga duart e arta të grave të Gjirokastrës dhe një brosh me ngjyrat kuq e zi i punuar nga duart e arta të grave të Drenicës, le të jenë simbole shtesë të lidhjes sonë të pathyeshme dhe inkurajim për projektet që i kemi përpara për promovimin e bukurive të jashtëzakonshme të shteteve tona”, tha Osmani.
“Faleminderit Mirela Kumbaro për përkrahjen e vazhdueshme”, ka shkruar Osmani.