Deputeti i AAK-së, Pal Lekaj, ka kërkuar nga kolegu i tij Hisen Berisha, i cili është deputet i PDK-së, që të ulen e të bisedojnë për të mirën e vendit.
Lekaj kërkoi nga PDK-ja që t’i unifikojnë qëndrimet për zgjedhjet e ardhshme.
Kjo për shkak se të dyja partitë kanë qëndrime të ndryshme për mënyrën se si shkohet në zgjedhje.
Lekaj tha se AAK është pro idesë së dorëheqjes së Kurtit dhe jo shpërndarjes së Kuvendit të Kosovës siç është pajtuar PDK.
“Kurti po bën lojëra të pista me opozitën dhe qytetarët. AAK don që ai të japë dorëheqje. Nëse nuk e bën jemi në vit zgjedhor… AAK dëshiron të debatojë me opozitën, nuk guxojmë të biem në atë nivel të merremi me vetveten duke e pasur kryeministrin e Kosovës. AAK nuk është e përkushtuar për debat me opozitën por t’i unifikojmë pozicionet me opozitën dhe ta çojmë në shtëpi që nesër”, tha ai.
Ai e akuzoi Kurtin se nuk i ka marrë përgjegjësitë e tij për të gjitha dështimet në qeverisje.
“Aleanca nuk voton shpërndarjen, e kemi të qartë. AAK kërkon, jo t’ia lejojmë Kurtit, në shtator duhet të shpallen zgjedhjet, 4 apo 6 muaj. Nuk humbim asgjë, po e lëmë ta kryejë mandatin… Si mi besu Kurtit ka ardhë na ka mbajtë fjalime për Asociacionin, e ka mbrojë me fanatizëm marrëveshjen e Brukselit, krejt draftstatutin dhe ka thënë që kanë qenë ekspertët të kujdesshëm që të jetë në frymën kushtetuese. Tani kur vjen koha për me marrë përgjegjësinë nuk e dërgon në Kushtetuese”, tha ai.