Janë bërë 25 vjet nga masakra e burgut të Dubravës. Në këtë masakër forcat paramilitare serbe kanë vrarë 160 të burgosur shqiptarë dhe kanë plagosur më shumë se 300 të tjerë.
Për të rikujtuar këtë masakër kanë folur disa nga të mbijetuarit e kësaj masakre.
Nijazi Kryeziu, i mbijetuar i kësaj masakre ka rrëfyer momente tmerri nga masakra e Dubravës.
Ai ka treguar se gardianët i rrahnin 11 herë në ditë me shufra hekuri.
Kryeziu thotë se kurrë nuk e kishte besuar se do të dal i gjallë nga ajo kasaphane.
‘Jam mbrojt nga kufomat e vrara, s’më vjen turp me tregu’, ka thënë Kryeziu.
Duke rrëfyer për këto përjetime, Kryeziun e tradhtuan lotët.