Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në orët e para të mëngjesit të sotëm në Tiranë, ku sipas policisë burri ka goditur me thikë në qafë dhe trup gruan e tij.
Ngjarja ka ndodhur në rrugën “Xhanfize Keko”, ndërsa blutë e kryeqytetit bëjnë të ditur se kanë vënë në pranga autorin, 52-vjeçarin me iniciale J.Sh.
Gruaja e tij, 46 vjeçarja me iniciale E.Sh është transportuar në spital dhe ndodhet nën kujdesin e mjekëve.
Ndërkohë bashkëshorti i saj akuzohet për “Vrasja për shkak të marrëdhënieve familjare”, mbetur në tentativë.
Tiranë/Informacion paraprak
Më datë 23.05.2024, rreth orës 02:15, në rrugën “Xhanfize Keko”, shtetasi J. Sh., 52 vjeç, dyshohet se ka goditur me mjet prerës në trup dhe në qafë, bashkëshorten e tij, shtetasen E. Sh., 46 vjeçe.
46-vjeçarja ndodhet në spital nën kujdesin e mjekëve, ndërsa autori i dyshuar u arrestua në flagrancë për veprën penale “Vrasja për shkak të marrëdhënieve familjare”, mbetur në tentativë.
Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.