Driton Kuka ndihet mjaft krenar me garuesit dhe me garueset e tij.
Trajneri i suksesshëm i xhudos ka konfirmuar se sporti më i suksesshëm i vendit tonë do të përfaqësohet me pesë garues në Olimpiadën e Parisit sivjet.
Laura Fazliu e fitoi medaljen e bronztë në atë që konsiderohet si gara e fundit para Lojërave Olimpike, respektivisht Kampionati Botëror i xhudos, i cili u mbajt në Abu Dhabi.
E Kuka tash e ka fokusin total tek Olimpiada, prej nga synon t’i sjellë medalje të tjera Kosovës, njëjtë siç bëri me garueset e tij në dy Olimpiadat e fundit, në të cilat ia solli vendit tonë tri medalje të arta me Majlinda Kelmendin, Nora Gjakovën dhe Distria Krasniqin.
“Kosova gjegjësisht Federata e xhudos përfundoj garën e fundit kualifikuese për Lojëra Olimpike! Konfirmohen 5 Norma Olimpike për Lojëra Olimpike për federatën tonë. Distria Krasniqi 52 Kg, Nora Gjakova 57 kg, Laura Fazliu 63 kg, Loriana Kuka 78 kg, Akil Gjakova 73 kg. Trajner krenar”, shkroi Kuka në Facebook.